Kulturë

“Pleqtë e Krujës” – vlera e Shqipërisë së Mesme

“Pleqtë e Krujës” – vlera e Shqipërisë së Mesme
Me një traditë që kthehet në kohë qysh në fundvitet ’50, “Pleqtë e Krujës” promovuan këngët popullore të Shqipërisë së Mesme
 

Për kontributin e madh të dhënë për ruajtjen dhe përsosjen e këngës popullore dhe traditave krutane, grupi artistik “Pleqtë e Krujës” është nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” me rastin e vizitës së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në qytetin e Krujës

Janë të njohur si “Pleqtë e Krujës”, por përkushtimi e vlera e tyre artistike bëjnë që të ndjesohen si një grup të rinjsh me vullnet të fismë.

Me një traditë që kthehet në kohë qysh në fundvitet ’50, ky grup krutan u bën jeh këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme.