Kulturë

Aktori i pakompromis në luftë për vlera

“Nëse prioritet e keni famën, atëherë kurrë nuk do të prosperoni”, kishte thënë Luran Ahmeti

E kishte si mision të vetin që të jetë i fortë, e kësisoj e njohin miqtë e kolegët më afërt të Luran Ahmetit. Kishte disa arsye për këtë. “Ishte i pakompromis deri në ekstrem, që është një nga veçantitë e shumta dalluese të tij. I lindur dhe rritur në një familje të persekutuar nga regjimi komunist, ai nuk kishte si të bëhej ndryshe”, thotë për të ish-profesori i tij, e më pas kolegu, Refet Abazi. Si një ndër më të dalluarit artistë të brezit të mesëm të teatrit mbarëkombëtar shqiptar, e vlerëson regjisori Altin Basha. Miq, kolegë, e bashkëpunëtorë e kujtojnë Luran Ahmetin për shumëçka

Karizmatik dhe i mprehtë, një aktor që me praninë tij skenike jepte ngrohtësi dhe shpërfaqte sinqeritet duke mishëruar çdo rol që e merrte. I tillë ishte aktori Luran Ahmeti. Personazhe të shumta do të jetësoheshin prej tij. Të enjten humbi betejën me koronavirusin. Ishte 46 vjeç.

Ata që bashkëpunuan me të pohojnë se humbja e tij do të lërë gjurmë në skenën e teatrit e filmit.