Kulturë

Vitet e Mehmet Akif Ersojit në Egjipt

Vitet e Mehmet Akif Ersojit në Egjipt
Poeti Mehmet Akif Ersoj, autori me origjinë kosovare i himnit nacional të Turqisë

Ndonëse njihet më shumë si poet me kulturë të gjerë letrare të Lindjes dhe autor i himnit nacional turk nga viti 1921, Mehmet Akif Ersoj (1873-1936) gëzoi një famë që ende ndihet në Lindjen e Mesme si mendimtar me ide reformiste për gjendjen e botës myslimane. Si i tillë, veprat e tij u ribotuan dhe ende botohen në gjuhë të ndryshme. Megjithatë, në Egjipt ndihet prania e tij si “poeti i Islamit” në saje të rrethanave që e përcollën ardhjen e tij në Egjipt dhe qëndrimin e tij në vitet e fundit të jetës (1925-1936). Në këtë kontekst më 2017 u botua në Kajro një përzgjedhje prej shtatë përmbledhjeve të “poetit të Islamit” me titull të përbashkët “Safhat”, në përkthim të prof. Abdulla Azab, i cili ia kushtoi një hyrje të gjatë për jetën dhe veprat e tij.

 

Në kulmin e famës së tij si poet e mendimtar, vendosi ta braktisë Republikën e Turqisë, e dalë nga Perandoria Osmane, e të shkojë në Egjipt për të jetuar atje vitet më të pjekura dhe produktive (1925-1936) deri kur ra i sëmurë dhe u kthye në Stamboll për të vdekur atje më 27 dhjetor 1936

Ndonëse njihet më shumë si poet me kulturë të gjerë letrare të Lindjes dhe autor i himnit nacional turk nga viti 1921, Mehmet Akif Ersoj (1873-1936) gëzoi një famë që ende ndihet në Lindjen e Mesme si mendimtar me ide reformiste për gjendjen e botës myslimane. Si i tillë, veprat e tij u ribotuan dhe ende botohen në gjuhë të ndryshme. Megjithatë, në Egjipt ndihet prania e tij si “poeti i Islamit” në saje të rrethanave që e përcollën ardhjen e tij në Egjipt dhe qëndrimin e tij në vitet e fundit të jetës (1925-1936). Në këtë kontekst më 2017 u botua në Kajro një përzgjedhje prej shtatë përmbledhjeve të “poetit të Islamit” me titull të përbashkët “Safhat”, në përkthim të prof. Abdulla Azab, i cili ia kushtoi një hyrje të gjatë për jetën dhe veprat e tij.

Botimi i këtij libri në Kajro, përkatësisht interesimi i intelektualëve egjiptianë për Mehmet Akifin, tregon një aspekt të lidhjes së tij me Egjiptin, ku jetoi vitet e fundit të jetës (1925-1936) dhe la ndikim të mirë që ende ndihet atje. Kështu, prof. Abdulsalam Fahmi kishte botuar më 1984 një monografi me titull “Poeti i Islamit Mehmet Akif Ersoj” në Riad, ku punonte si profesor vizitor në Universitetin e Riadit, e cila u ribotua më 1990.