Kulturë

Sazana Çapriqi – studiuesja që solli zërin letrar femëror

Sazana Çapriqi – studiuesja që solli zërin letrar femëror

Emrin e saj e mbajnë disa libra autorësh shqiptarë që ajo i ndërmjetësoi në gjuhën angleze. E dashur dhe korrekte si profesoreshë e anglishtes në Fakultetin e Filologjisë, Sazana Çapriqi ka bërë emër si studiuese e letërsisë dhe aktiviste për fuqizimin e grave nëpërmjet fuqisë së letërsisë.

 

Dashuria e pasionet e njëjta krijuese e letrare i bashkuan si çift bashkëshortor me poetin e kritikun Basri Çapriqi, kurse po e njëjta sëmundje i ndau nga jeta kur kishin aq shumë për të dhënë e për të thënë. Të premten, në moshën 57-vjeçare, është ndarë nga jeta studiuesja, mësimdhënësja e përkthyesja Sazana Çapriqi. Ishte anëtare dhe aktiviste e PEN Qendrës së Kosovës që prej themelimit: ajo ishte edhe kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare pranë po këtij asociacioni. Shquhej për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave e nëpërmjet studimeve e përkthimeve solli zërin letrar femëror në frymën e feminizmit

Emrin e saj e mbajnë disa libra autorësh shqiptarë që ajo i ndërmjetësoi në gjuhën angleze. E dashur dhe korrekte si profesoreshë e anglishtes në Fakultetin e Filologjisë, Sazana Çapriqi ka bërë emër si studiuese e letërsisë dhe aktiviste për fuqizimin e grave nëpërmjet fuqisë së letërsisë.

Në ballafaqimin e pamundur me një sëmundje të rëndë, Çapriqi është ndarë nga jeta të premten, në moshën 57-vjeçare. Kumtin e pikëllimtë e ka bërë të ditur PEN Qendra e Kosovës, e cila nëpërmjet një telegrami ka shprehur ngushëllime për familjen Çapriqi.