Kulturë

Tri projektet për ish-“Gërminë” – sallë moderne koncertale në monument

Të premten pasdite, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, janë shpalosur tri projektet ideore që janë në garë për përzgjedhjen përfundimtare

Mohsen Mostafavi, Andrija Rusan dhe Han Tümertekin janë tre profesorët e shquar të arkitekturës që do të shqyrtojnë propozimet për investimin më të madh kulturor në kryeqytetin e Kosovës. Profesorët nga Harvardi, Zagrebi dhe Stambolli – krahas dy përfaqësuesve nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, një nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, si dhe një tjetër nga Komuna e Prishtinës – deri në javën e ardhshme do të përzgjedhin projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për sallën koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”.

 

Ruajtja e fasadës origjinale dhe plotësimi me hapësira të reja të brendshme e të jashtme është emëruesi i përbashkët që nyjëton tri propozimet ideore për shndërrimin e godinës 49-vjeçare në të parën sallë koncertale në kryeqytet. Me 900 mijë euro, sa ka ndarë për këtë vit, qeverisja e Prishtinës synon që deri në javën e ardhshme të përzgjidhet projekti fitues për ndërtesën e ish-Shtëpisë së Mallrave. Pjesë e jurisë përzgjedhëse janë edhe emra të njohur ndërkombëtarë nga fusha e arkitekturës. “Secili prej propozimeve është zgjidhje më e mirë sesa që është sot”, ka thënë kryetari Ahmeti gjatë konferencës kur janë shpalosur përmes shifrash tri projektet ideore

Mohsen Mostafavi, Andrija Rusan dhe Han Tümertekin janë tre profesorët e shquar të arkitekturës që do të shqyrtojnë propozimet për investimin më të madh kulturor në kryeqytetin e Kosovës. Profesorët nga Harvardi, Zagrebi dhe Stambolli – krahas dy përfaqësuesve nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, një nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, si dhe një tjetër nga Komuna e Prishtinës – deri në javën e ardhshme do të përzgjedhin projektin fitues në konkursin ndërkombëtar për sallën koncertale në ish-objektin e “Gërmisë”.

Të premten pasdite, në një konferencë për media të mbajtur në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, janë shpalosur tri projektet ideore që janë në garë për përzgjedhjen përfundimtare.