Kulturë

Mësimdhënia në sfidat e zbatimit të dijes në praktikë

Me rastin e Ditës së Mësuesit, diskutimi “Mësuesia ndër vite”, i mbajtur të hënën pasdite në mjediset e qendrës “Libart” në kryeqytet, ka sjellë në dritë disa nga problemet kryesore të mësimdhënies në vend

Në testimet e fundit ndërkombëtare, të njohura si PISA, nxënësit e Kosovës ishin renditur kah fundi i tabelës me mbi 70 vende nga mbarë bota. Sipas njohësve të arsimit, problemi është edhe te përgatitja e mësimdhënësve, formimi i të cilëve nuk përkon me kërkesat e testimeve ndërkombëtare që fokusohen më shumë te kapaciteti i nxënësve për ta vënë në praktikë dijen e nxënë

Mësimdhënia jo gjithnjë mund të shihet si e shkëputur nga rrethanat e përgjithshme shoqërore. Ndërsa sot teknologjia është faktori vendimtar përcaktues edhe sa i përket monopolit të informacionit, roli i mësuesit nuk është më ai siç ishte tradicionalisht.