Kulturë

“59” me fotografi që ia dëshmuan botës luftën e historinë e Kosovës

“59” me fotografi që ia dëshmuan botës luftën e historinë e Kosovës
Janë vepra të Hazir Rekës, Visar Kryeziut, Alban Bujarit, Afrim Hajrullahut, Burim Myftiut, Driton Paçaradës e Ridvan Slivovës, që janë bërë tok në ekspozitën “59” e hapur të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
 

Nën patronazhin e Zyrës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ekspozita “59” ka bërë bashkë fotografi të shtatë reporterëve që ia dëshmuan botës krimet ndaj shqiptarëve e momentet historike të Kosovës

Në një tendë të bardhë në afërsi të institucioneve kryesore të vendit të shtunën është hapur ekspozita me fotografi të fotoreporterëve që në kohë lufte ia dëshmuan botës atë që po ndodhte në Kosovë, e të tjera që shpalosin momente historike të vendit. E para që bie në sy është fotografia ku shihet një i moshuar tek rrihet nga policia serbe në vitin 1998.