“Tha” për rezistencë ndaj muzikës komerciale

“Tha” për rezistencë ndaj muzikës komerciale

18 June 2017 11:20

Dyshja Dritëro Nikqi dhe Bledi Boraku ka tetë vjet që bashkëpunon në muzikë. Aftësitë e tyre si muzikantë, kompozitorë, producentë e aranzhues i kanë bashkuar gjithmonë për të krijuar diçka më ndryshe. Eksperimentimi në studio sikur është pjesë e pandashme e punës së tyre.

Kanë realizuar disa projekte për njëri-tjetrin, si dyshe apo edhe për bende të tjera. Ani pse nuk jetojnë në një shtet - Boraku në Shqipëri dhe Nikqi në Kosovë - gjuha, veçmas ajo muzikore, i ka bërë një, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kreativiteti është emëruesi i përbashkët. E këtë e kanë dëshmuar me albumin “Tha”, që nënshkruhet nga Bledi Boraku, por që një vulë të fuqishme ia ka dhënë edhe Nikqi. ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme