Kulturë

Kujtim Gjonaj – kronikani që dokumentoi botën shqiptare

Si skenarist, regjisor filamsh dokumentar dhe vizatimor, prodecent dhe botues, Kujtim Gjonaj ishte fitues çmimesh kombëtare e ndërkombëtare

Pandemia e koronavirusit i ka shkëputur komunitetit artistik edhe një tjetër emër të njohur: regjisori dhe skenaristi i njohur Kujtim Gjonaj mbrëmjen e së dielës ka humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Genti Gjonaj, në një njoftim të afishuar në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamatura, por sot në 18:30, datë 28 shkurt, u nga kjo jetë”, ka shkruar Gjonaj.