Kulturë

Baki Jashari merr mandatin e katërt në krye të Filharmonisë

Baki Jashari udhëheq me Filharmoninë e Kosovës qysh prej qershorit të vitit 2006

Baki Jashari është zgjedhur drejtor i Filharmonisë së Kosovës edhe për një mandat. Është i katërti me radhë. Të hënën Këshilli Drejtues i Këtij institucioni ka vendosur që edhe për tri vjetët e ardhshme, Filharmonia të udhëhiqet nga Jashari. Konkurrentë të tij për këtë pozitë ishin fagotisti i Fiharmonisë, Meriton Ferizi dhe kitaristi, Naser Dula. Ky i fundit nuk ia kishte dalë që të jetë pjesë e intervistave, pasi nuk e kishte kaluar testin me shkrim.

Jashari udhëheq me Filharmoninë e Kosovës qysh prej qershorit të vitit 2006.