Kulturë

Regjisori skocez në Ferizaj, në kërkim të rolit të artit në komunitet

“Art” nga Alba-Fabre (Foto: Aruallan)

Filmbërësi skocez Doug Gillen ka bashkëpunuar me kolektivin artistik “Void Projects”, për ta shpalosur filmin e metrazhit të shkurtër “Change”, që qëmton ndërkëmbimin e kulturës, aktivizmit dhe ndryshimit shoqëror në Ferizaj. I vendosur përkundrejt pandemisë globale, filmi përvijon 10 artistë ndërkombëtarë që përsiasin në historinë e vendit që po e merr veten nga lufta. Në bashkëpunim edhe me komunitetin vendës, ky brez i ri krijuesish zbulon rrëfime njerëzore në qytetin e Ferizajt.

Në “Change”, arti urban i “Void Projects” bëhet një kremtim pamor i ndërlidhshmërisë në një kohë kur distanca është diçka e bashkëndarë. Ndërtesat, vendet, njerëzit apo historitë e tyre, që të gjitha kanë luajtur rol në kuptimin e marrëdhënies mes artit dhe audiencës. Sa më e madhe që është kjo lidhje, aq më efektive është puna.