Kulturë

4000 fjalët e Pjetër Bogdanit

Vepra e shkruar e Pjetër Bogdanit është ndër më të hershmet e letërsisë së vjetër shqipe.

Studiuesja Anila Omari, ka botuar një studim të veçantë për gjuhën e e veprës “Çeta e profetëve” të Bogdanit, botuar më 1685 në Padova të Italisë.

Sipas Omarit, e cila ka aplikuar teknikën e konkordancave tekstuale elektronike mbi këtë vepër, Pjetër Bogdani ka përdorur në të plot 4000 fjalë shqipe.

folur për këtë vepër të titulluar “Leksiku i veprës së Pjetër Bogdanit”, studiuesja e letërsisë së vjetër shqipe Evalda Paci, ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së se kjo është një nga veprat themeltare të albanologjisë, botuar në vitet e fundit.