Kulturë

Art në qendrën e vaksinimit

Në qytetin gjerman Bottrop, qytetarët gjersa kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, kanë shijuar edhe pak art, pasi që një hapësirë ekspozuese është shndërruar në qendër vaksinimi.

Pas mbylljes së muzeve dhe galerive për shkak të pandemisë, skulptorit gjerman Gereon Krebber i është dashur që të shtyjë ekspozitën e tij. Ka vendosur që skulpturat t’i ekspozojë në qendrën për vaksinim, që më parë shërbente si qendër golfi.

Michael Althammer, mbikëqyrës i Qendrës, ka thënë se hapësira po përçon ngrohtësi.

“Fatmirësisht kemi krijuar diçka shumë të mirë për të gjithë përmes artit që shfaqet këtu, për punëtorët, por edhe për njerëzit që po vaksinohen. Është një atmosferë e larmishme, e ngrohtë dhe jemi mirënjohës për këtë”, ka thënë ai.

Skulptori Gereon Krebber ka thënë se qendra e vaksinimit ishte afër shtëpisë së tij, dhe ai ka përfituar nga situata.

“Ndoshta kam gjetur edhe mënyrën se si të arrijë një audiencë që zakonisht shfrytëzon këtë hapësirë për diçka plotësisht ndryshe, por që tani konfrontohet edhe me skulpturat e mia”, ka thënë ai.

Neuhaeuser 84-vjeçar është në mesin e atyre që janë vaksinuar.

“Mendoj se është diçka shumë e mirë. Pse jo? Është diçka komplet ndryshe”, ka thënë ai.

Në mesin e atyre që u vaksinuan ishte edhe Ursula Nienhaus, 82-vjeçare.

s’e kam parë ekspozitën, për shkak të emocionit. Për momentin nuk di se çfarë të them. Por e kam të qartë tani se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë ajo.

Këtë ekspozitë të veçantë do të kenë mundësi që ta shohin vetëm ata që vaksinohen.