Kulturë

Vdekja e autorit

Zoti R.R., shkrimtar i panjohur dhe aspak i rëndësishëm për qytetin tonë, u gjet i vdekur të premten e një mesdite janari. I gjakosur kokë e këmbë, e kishte takuar vdekjen, për të cilën kishte shkruar sa e sa vepra.

Ai nuk e kishte pasur ndërmend të vdiste, së paku jo në orët e mesditës, në të cilat shkruante dhe trillonte ngjarje koti, ku zakonisht dikush vdiste. Por, ja që ajo me të cilën tallej me penën e tij, i ishte shfaqur njëmendësisht.

Një orë para se të ikte përfundimisht nga kjo botë, i kishte rënë në gjysmë shkrimit të një novele. E mendonte si veprën më të mirë që e ka shkruar dhe do ta shkruante ndonjëherë. Priste çmime e vlerësime nga ajo. Por kishte ngecur në gjysmë të saj.

Fajet i kishte njëri nga personazhet e tij, konkretisht personazhi i quajtur K.K. Ai ishte i padisiplinuar dhe kishte sjellje jokorrekte me personazhet e tjerë. I fyente dhe i poshtëronte ata. Fliste pa nevojë. Hynte ngado e dilte kudo. Ishte bërë i bezdisshëm për ecurinë e rrëfimit.

Thjesht, ishte një qenie egoiste, që dëshironte me çdo kusht të ishte personazhi kryesor i novelës. Autori nuk ia kishte dhënë këtë rol dhe tentimet e K.K., për të lëvizur vend e pavend vetëm sa e dëmtonin veprën. (Artikullin e plotë të Adil Ollurit mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)