Kulturë

Refleksi i një bashkëjetese fisnikësh

Në jetën shqiptare prej kohësh ekziston një fenomen: sa herë që dikush nis të flasë për dikë, sidomos kur ai nuk është më në botën e të gjallëve, në vijim të fjalës së rastit, vazhdon të flasë për veten, duke kthyer qëllimin fillestar të bisedës shpesh në një apologji të rëndomtë dhe rraskapitëse.

Ndoshta si te asnjë popull tjetër, ndër shqiptarët, çdokush, pavarësisht kohës, moshës, statusit social dhe shoqëror, kërkon të tregojë se është i rëndësishëm, duke u vënë në garë me kohën dhe lavdinë.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë shfaqur jo pak herë edhe në publicistikën shqiptare, veçmas në zhanrin e kujtimeve, shkruan Kliton Nesturi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Janë faqe pa fund, ku duke marrë shtysë në emër të dikujt, mjaft “publicistë“ kanë humbur ekuilibrin dhe nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vazhduar të flasin për veten. Rëndom, duket se kjo është mënyra më e mirë për të evidencuar vetveten në ambientin tonë gjysmë provinicial. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)