Kulturë

“Provo edhe një herë, Sam” si tallje me guximin romantik të intelektualit

Skenë nga shfaqja “Provo edhe një herë, Sam”

Udhëtimi Allanit është një komedi romantike që ngjall të qeshura të publiku hap pas hapi. I tillë ishte edhe në inskenimin që i është bërë veprës “Provo edhe njëherë, Sam” të Woody Allen në teatrin e Prizrenit, “Bekim Fehmiu”. Nën regji të Ilir Bokshit, shfaqja e dhënë premierë të shtunën në qytetin jugor, ka mbushur sallën. Edhe më plot është dukur nëpërmjet të qeshurave të njëpasnjëshme

Allanit nuk i mungon guximi. Por nuk e ka atë stabil. E lë në mes të rrugës. Herë se është intelektual e nuk bën të veprojë dosido, e herë, thjesht nuk ia do. Udhëtimi i tij është një komedi romantike që ngjall të qeshura të publiku hap pas hapi. I tillë ishte edhe në inskenimin që i është bërë veprës “Provo edhe njëherë, Sam” të Woody Allen në teatrin e Prizrenit, “Bekim Fehmiu”. Nën regji të Ilir Bokshit, shfaqja e dhënë premierë të shtunën në qytetin jugor, ka mbushur sallën. Edhe më plot është dukur nëpërmjet të qeshurave të njëpasnjëshme. Allan (Ernest Malazogu) jeton midis realitetit dhe fantazive. Është aso tipi që mendon disa herë para se të veprojë. Kjo e bën që të mos veprojë gati asnjëherë dhe njëkohësisht e shndërron në një lloj figure komike. Kur ky personazh portretizohet nga Malazogu, kompletohet edhe më. E inskenuar për herë të parë më 1969 nga “Brodway” e po ashtu e “përkthyer” edhe në film më 1972, shfaqja në Prizren ka ardhur me një skenografi të që paraqet apartamentet amerikanë në pjesën e dytë të shekullit të kaluar.