Kulturë

Gjurmëve të tempullit unik për hyjneshën dardane

Incizimet e para një dekade kishin dhënë shenja të forta për praninë e strukturave që mund të dëshmonin mbi ekzistencën e një objekti në jug të kështjellës së dikurshme në Gllamnikun e sotëm afër Podujevës.

Se lokaliteti arkeologjik i Vendenisit fsheh një thesar të trashëgimisë kulturore dihej prej fillimit të viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur aty u gjet mozaiku i Orfeut, një pjesë e të cilit mbahet në Kosovë e tjetra në Serbi.