Kulturë

“Beyond Walls” në Cape Town me thirrjen për bashkim

“Beyond Walls” në Cape Town me thirrjen për bashkim
Një pamje ajrore tregon afreskun gjigand të artistit francez, Saype, të bërë për hapin e nëntë të projektit të tij “Beyond Walls” në Langa, Cape Town të Afrikës së Jugut. Fotoja: Valentin Flauraud / REUTERS)
 

Në një rruginë zallishte me bashka bari në paralagjen e varfër Philippi në Cape Town, artisti francez Saype kontrollon një imazh të shtresëzuar para se t’i shtojë hollësi afreskut të madh të bërë me sprej në tokë, pjesë e një projekti global me të cilin shpreson të farkëtojë bashkim në një botë gjithnjë e më të polarizuar.

I drejtuar nga kapëse të drunjta, Saype ndërton me përpikëri imazhin përfundimtar të dy duarve që shtrëngojnë llërat e njëra-tjetrës në një kënd të rrahur nga erërat në një fabrikë të vjetër çimentoje dhe të rrethuar nga një det rrëgallash të drunjta e të llamarinta.