Kulturë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit
Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të aderuar në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës
 

Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit.

Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.