Kulturë

Këndi i kujtesës dhe i ndërgjegjes për masakrën e Reçakut

Këndi i kujtesës dhe i ndërgjegjes për masakrën e Reçakut
Pavarësisht reflektimit të dritës në xhamat e vitrinave, në sy bie më fort gjaku i qytetarëve të pafajshëm të Reçakut të masakruar në 15 janarin e vitit 1999. Pamjet, të rënda në këndin që Muzeu Historik i Shtimes ia ka dedikuar kësaj ngjarjeje të tmerrshme
 

Shtime, 15 janar – Jo të gjithë vizitorëve u lejohet të shohin fotografitë në këndin e majtë në krye të shkallëve të ndërtesës dykatëshe të kujtesës kolektive. Fëmijët e kanë të ndaluar e të mëdhenjtë paralajmërohen gjithnjë nga Arben Deliu, zyrtari për trashëgimi në Komunën e Shtimes, që e bën edhe ciceronin në muzeun e qytezës.

“Kujdesem shumë kur vizitorët janë nxënës e fëmijë, por i paralajmëroj edhe vizitorët e rritur për shkak se pamjet janë të rënda”, thekson Deliu, duke e paralajmëruar edhe ekipin e Grupit KOHA para se të prijë majtas.