Kulturë

Në kujtim të Basri Çapriqit – një libër me studime e poezi

Në kujtim të Basri Çapriqit – një libër me studime e poezi
Studiuesi, poeti dhe akademiku Basri Çapriqi (15 janar 1960 – 14 janar 2018) ishte një nga emrat më të shquar të botës intelektuale shqiptare
 

“Poeti i detit”, aurë vlerësimi që e mbante qysh në të gjallë, Basri Çapriqi ishte një nga emrat më të rëndësishëm të poezisë bashkëkohore shqipe. Duke bashkuar në një rolin e profesorit të letërsisë dhe semiologjisë, si dhe poetin me vokacion, ai vlerësohej për kulturën e gjerë dhe afërsinë me njerëz. Ndonëse dy skajet e jetës së tij, ditëvdekja dhe ditëlindja, bien në datat 14 dhe 15 janar, pandemia e ka bërë të pamundur mbajtjen e ndonjë aktiviteti përkujtimor. Kolegë të tij në PEN Qendrën e Kosovës – në të cilën kishte qenë kryetar për shumë vjet – kanë paralajmëruar se së shpejti do të botohet një libër që bën bashkë studime e poezi për të

Në të gjallë të tij kishte krijuar aureolën e një prej poetëve që e mjeshtëronte vargun në nivele të larta. Poet i detit, siç e njihnin miqtë e zemrës, Basri Çapriqi ishte studiues poliedrik e mjeshtër i ironisë. Madje si një lojë ironie duken edhe datat 14 dhe 15 janar, që rrinë njëra me tjetrën si ditëvdekja dhe ditëlindja e tij.

Por trevjetori i ndarjes nga jeta nuk është shënuar me ndonjë aktivitet përkujtimor për poetin ulqinak.