Kulturë

Turqia nis mision kulturor për të ruajtur përrallat

Turqia nis mision kulturor për të ruajtur përrallat
Një artist duke mbajtur “Shahmaran”, një krijesë mitike që është gjysmë njeri e gjysmë gjarpër, të pikturuar në xham në Mardin, juglindje të Anadollit në Turqi. (Fotografia: Ali Kabas/Alamy)
 

(The Guardian) – Në një kohë të largët, në ditët kur miu ishte berber, gomari bartte porositë dhe breshkat piqnin bukët, ishte një mal i madh i quajtur Kaf Daği në kufi të mbretërisë shpirtërore, nga ku u shpërndanë shumë përralla dhe mite të Lindjes së Mesme.

Sot, Kaf Daği mendohet të jetë diku në vargmalin e Kaukazit që ndan Detin e Zi nga Kaspiku. Në këtë vend magjik - i njohur gjithashtu si “Jabal Qaf” në arabisht dhe “Kuh-e Qaf” në persisht - princat janë mallkuar nga shtrigat, të cilat i kthejnë në drerë; vajzat e bukura lindin nga portokajtë; dhe sulltanët, oborrtarët, skllevërit dhe fermerët janë në mëshirën e zanave dhe demonëve që popullojnë vendin e zanave turke.