Kulturë

Katër vjetët e këqij për artin

Katër vjetët e këqij për artin
Alec Baldwin si Donald Trump dhe Kate McKinnon si Hillary Clinton gjatë skeçit “debati i hapur i ftohtë” më 1 tetor 2016. Fotoja: Will Heath—NBCU Photo Bank/Getty Images
 

Gjatë katër vjetëve sa Trumpi ishte në Shtëpinë e Bardhë, artet dhe industria e argëtimit i kanë pasur punët pisk. Derisa politikat e tij e kanë bërë edhe më të vështirë t’ia dilje mbanë si krijues profesionist, gati monopoli i tij në sferën publike ka shpërqendruar artistët nga veprat e tyre, si dhe qasjen e publikut në to. E thënë shkurt: Trumpi ishte i keq për artin.

Për të filluar me më të dukshmen, Trumpi iu vërsul artit dhe praktikuesve të tij. Që prej zgjedhjeve të 2016-s, presidenti, zakonisht përmes Twitterit, sulmoi artistë të tillë si Meryl Streep, Robert De Niro dhe John Legend. Në kapacitetin e tij si kritik i vetëshpallur teatri, ai katranosi Hamiltonin si “si fort i fryrë”.