Kulturë

Trump – rrugës së kriminelit të luftës

Trump – rrugës së kriminelit të luftës
Aleat i natyrshëm i Trumpit është Shesheli meqë i përket të njëjtit fis botëror të nacionalistëve e racistëve të tërbuar
 

Mos lejoni t’iu ikin kërcënimet vrastare të Donaldit – kështu ua rikthejnë madhështinë shteteve të tyre nacionalistët dhe racistët e shfrenuar

Kur isha i ri, në prag të prishjes së Jugosllavisë, po punoja si gazetar për një revistë boshnjake duke raportuar kohë pas kohe për individët e dalluar, politikat e të cilëve nuk dallonin prej veprimeve më të çmendura. Në mesin e tyre ishte edhe Vojislav Sheshel, ish-disidenti që ishte shndërruar në prijës të Partisë Radikale Serbe, me pretendimin e madh se do ta kthente përsëri lavdinë e Serbisë. Kishte premtuar se do të përmirësoheshin padrejtësitë që një botë e tërë armiqsh kishte kryer ndaj popullit të tij. Njëherë kishim publikuar një intervistë të gjatë me të me titullin “Planeti Serbi”.