Kulturë

“Exili” i Kosovës me dhjetë mijë euro nis fushatën për “Oscar”

Skenë nga filmi “Exile”, propozimi i Kosovës për nominim për “Oscar”

Fushata për promovimin e rrëfimit që ka në fokus krizën e identitetit, e paranojat që kalon një i huaj në kërkim të kuptimit të jetës, po zhvillohen online. Institucioni më i lartë i kinematografisë në vend, ka ndarë 5 mijë euro më pak se vitin e kaluar. Edhe 15 mijë të tjera i ka ndarë edhe Gjermania, që është bashkëprodhuese e “Exile”. “Normalisht, buxheti i paraparë për të bërë një fushatë të kënaqshme dhe të mirë për këtë fazë ka qenë 90 mijë euro, por ne nuk e kemi atë shumë”, ka thënë producenti Yll Uka

Pandemia ka prekur edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Është bërë e ditur se edicioni i 93-të do të mbahet më 25 prill të vitit të ardhshëm, dy muaj më vonë sesa zakonisht. Se si do të duket ngjarja më e madhe e kinematografisë, s’ka ende ndonjë skenar të qartë, por shpresat për një ngjarje glamuroze janë të pakta. Opsionet mbesin të limituara midis një ngjarjeje online a një edicioni hibrid. Lista e ngushtë e kandidatëve do të bëhet e ditur më 9 shkurt, përderisa nominimet do të shpallen një muaj më vonë.