Kulturë

Gani Shala – balerini hapave të parë të baletit në Kosovë

Emri i Gani Shalës lidhet me gjeneratën e parë të balerinëve që vunë themelet e baletit në Kosovë. “Ritme të zgjuara“, “Paralojë dasme“, “Halili e Hajria“, “Vallja pranverore“ janë ditë prej shfaqjeve në të cilat ka luajtur Shala

Kishte fatin të ishte midis 25 emrave që për herë të parë publikut në Kosovë do t’i prezantoheshin si balerinë më 1972. Më 1968 Gani Shala iu bashkua gjeneratës së që u nis për në Shkup në shkollën e baletit, me misionin që të ktheheshin në Prishtinë e për të vënë hapat e parë të baletit në Kosovë. “Ka qenë balerin i mirë. Ka dhënë kontibut të jashtëzakonshëm”, e ka kujtuar kolegun e tij, ish-balerini e shoku i gjeneratës, Elez Nikçi

Kur një ekip i formuar për të përzgjedhur ata që do të shkolloheshin për të qenë balerinët e parë të Kosovës, në Pejë u kishte rënë në sy edhe Gani Shala. Viti 1968 – kur u përzgjodhën nxënësit që do të shkonin në Shkup për t’u edukuar si balerinë – është koha kur Gani Shalës nuk do t’i ndërronte veç përditshmëria, por edhe krejt e ardhmja. Balerini i gjeneratës së parë të trupës së baletit në Kosovës, vdiq të premten. Ai ishte 70 vjeç.