Kulturë

“Rrugëtimi drejt lirisë” – dëshmia e fotoreporterit për të vërtetën e Kosovës

Ndjenja dhimbjeje e krenarie kanë përçuar të gjitha fotografitë e përzgjedhura për ekspozitën e Alban Bujarit, “Rrugëtim drejt lirisë”, dëshmi të masakrave të Prekazit, Abrisë, Rogovës, Reçakut e vendeve të tjera (Foto: Ministria e Drejtësisë)

Prishtinë, 24 dhjetor – Secila fotografi është dëshmi e krimeve që i kishin parë me sytë e tyre. Shihen nëna e baballarë teksa ua japin lamtumirën e fundit fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve, viktimat janë të mbështjella me flamurin kombëtar.

 

Nëpërmjet objektivit të tij, bota pa atë që ndodhte në Kosovë në fund të viteve ‘90 të shekullit të kaluar. Fotoreporteri Alban Bujari u bë dëshmitar, e dëshmitë e tij janë fotografitë. Një pjesë e tyre, janë përzgjedhur e ekspozuar të enjten në Ministrinë e Drejtësisë. “Unë kisha filluar me fotografitë në Prekaz, që ka qenë masakra e parë që unë e kam parë. Nuk ka qenë lehtë edhe për ne me i dokumentu krimet e luftës, që janë bërë prej forcave serbe”, ka thënë ai. “Nuk është vetëm Prekazi, është edhe Krusha, është Reçaku, është Rogova, është Abria, e të tjera”

Prishtinë, 24 dhjetor – Secila fotografi është dëshmi e krimeve që i kishin parë me sytë e tyre. Shihen nëna e baballarë teksa ua japin lamtumirën e fundit fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve, viktimat janë të mbështjella me flamurin kombëtar.

Janë vetëm disa prej listës së gjatë prej mijëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Përtej dhimbjes së shpërfaqur, ka gra e burra që megjithatë mbledhin forcën para më të dashurve të masakruar e të shpërfytyruar. Ndjenja dhimbjeje e krenarie kanë përçuar të gjitha fotografitë, dëshmi të masakrave të Prekazit, Abrisë, Rogovës, Reçakut e vendeve tjera.