Kulturë

Shën Tereza si “drag queen” në shfaqjen që provokon për jetën e nobelistes

Joshua William Gelb si Nënë Tereza në performancën “I Am Sending You the Sacred Face”

Në performancën teatrale – muzikore “I Am Sending You the Sacred Face”, Shën Tereza vjen ndryshe. Ajo këndon, është “drag queen” dhe përpëlitet me dyshimin për ekzistencën e Zotit. E gjithë performanca zgjat rreth 40 minuta. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza e Kalkutës dhe shenjtëresha, ishte një murgeshë dhe misionare me prejardhje shqiptare që u lind në Shkup. Në shfaqje asaj i bëhet një portretizim ekspresionit.

Heather Christian për realizimin e “I Am Sending You the Sacred Face” (Po jua dërgoj fytyrën e së shenjtëruarës) e ka incizuar veten duke kënduar dhe duke lexuar monodramën e saj, shkruar në mënyrë hipnotike me disa pjesë të marra nga fjalimet e Nënë Terezës dhe nga ditari i saj me këngë të inspiruara nga poema “Dark Night of the Soul” e Shën Gjonit. Një poemë që vë në pah dyshimin e tmerrshëm të besimit për ekzistimin e Zotit. Autorja e tekstit Christian është fituese e çmimit “Obie”, që ndahet nga gazeta “The Village Voice” për artistë ose grupe teatrore nga New Yorku.