Kulturë

Zbardhet “zhdukja” misterioze e monolitit në Utah

Zbardhet “zhdukja” misterioze e monolitit në Utah
Fotografi Ross Bernards ka publikuar imazhe në Instagram për atë që ai ka thënë se ishin çastet e fundit të objektit që tregojnë se nuk ka asgjë aliene mbi teknologjinë prej së cilës është bërë skulptura. Nga shkretëtira në Utah e ka hequr një grup burrash
 

Utah, 3 dhjetor (Reuters) – Kolona misterioze prej metali e vendosur pashpjegueshëm në një vend të largët të shkretëtirës së Utahut është rrëzuar dhe hequr nga një grup burrash që e kanë konsideruar atë si “bërllok”, ka bërë të ditur fotografi që e ka komentuar rrëzimin e objektit. Ditë më parë misterioze qe cilësuar zhdukja e tij.

Kur fotografitë e objektit që vezullonte mes shkëmbinjve shkretinorë të kuq u shpërndanë online, shumë njerëz vunë re një ngjashmëri të largët me të ashtuquajturit “monolitë” në filmin e vitit 1968 të Stanley Kubrickut “2001: A Space Odyssey”, duke ngacmuar edhe shaka për gjoja një origjinë jashtëtokësore.