Në 70 vjetorin e veprimtarisë artistike të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, kryeministri Avdullah Hoti i ndau Plaketë Nderi.
“Shota” shënoi këtë ditë me një ekspozitë të veshjeve kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare, ndërkohë që sot festohet edhe Dita e Flamurit.
Hoti tha se ata që vendosën ta themelojnë “Shotën” në këtë datë, e kanë bërë me simbolikë të veçantë.
Në shumë aktivitete që u mbajtën për nder të Ditës së Flamurit, Hoti mori pjesë edhe në ekspozitë “Rrëfim biografik për jetën dhe veprën e Anton Çettës”.