Kulturë

“Lahuta e Malësisë” me jehonën e vargut të Fishtës për qenien shqiptare

“Lahuta e Malësisë” me jehonën e vargut të Fishtës për qenien shqiptare
I vetëm në skenë, krejt thjesht por vetëm me fuqinë e vargut të Fishtës, Armend Baloku ka sjellë jehonën e “Lahutës së Malsisë” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës
 

Vargjet e një prej epeve më të njohura shqiptare kanë qenë një grishje për publikun në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Dhjetë këngë të veprës “Lahuta e Malësisë” kanë jehuar me emocion nëpërmjet interpretimit të aktorit Armend Baloku.

Aktori 37-vjeçar ka përzgjedhur dhjetë këngët që i kishte përjetuar me afsh nga vepra monumentale, e kapërcimin nga një këngë në tjetrën e ka bërë më shkëputje të shkurtra nga skena.