Kulturë

“Jeta me COVID” për teatrot gjatë pandemisë

Një nga sferat më të prekura gjatë COVID-it ka qenë kultura, në veçanti punonjësit e teatrove.

Ata janë përballur me mbyllje të gjata. Rrëfimet e tre artistëve të teatrove dhe mënyra se si pandemia ka ndikuar mes të tjerash edhe në kreativitetin e tyre do të shpërfaqen në episodin e radhës të “Jeta me COVID”, emision ky që për tetë javë rresht do të sjellë 16 rrëfime pandemie në tetë episode.

Emisioni prodhohet nga KOHA në Prishtinë dhe Radiotelevizioni 21M në Shkup dhe transmetohet çdo të premte prej orës 20:50.