Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka zhvilluar një diskutim me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.
Në nismën e quajtur “Diaspora flet 2020”, ata kanë folur rreth mundësive të reja që do i hapen shqiptarëve me përzgjedhjen që iu bë Tiranës, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022.
Rita Ora ka thënë se gjithmonë ka ndjerë nevojën që t’i shpreh botës së kush është dhe nga vjen.
“Për mua ishte shumë e rëndësishme t’i tregoja botës kush isha dhe nga vija dhe gjithmonë kam qenë si një libër i hapur për të. Gjithmonë kam qenë e inspiruar nga kultura e Shqipërisë, moda, veshjet tradicionale, muzika, arti. Gjithmonë e kam dashur kulturën shqiptare. Po t’i shikosh projektet e mia në vijim, janë të frymëzuara nga kjo kulturë” ka thënë Rita në këtë diskutim online.
Rita nuk ka përtuar që t’i tregojë edhe dëshirat e saj për ushqimet tradicionale shqiptare. Vezët me hajvar dhe specat me djathë, janë mëngjeset e preferuara për 29-vjeçaren.
“E dua mëngjesin dhe e kam ngaqë mamaja gjithmonë ka gatuar mëngjese të mira. Nuk tallem po të them që të preferuarat e mia janë speca me djathë, vezë në havjar dhe nuk e di nëse e them gabim, por gjithashtu dhe llokumet që i bën mamaja ime, me reçel dhe mjaltë. Nuk po them që është ushqimi më i shëndetshëm por është më i shijshëm,” ka thënë Rita.
Në anën tjetër, i pari i Tiranës ka thënë se 2022-ta do të jetë vit i koncerteve dhe i udhëtimeve andaj njerëzit duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi me përzgjedhjen e Tiranës si Kryeqyteti Evropian për Rininë.
Veliaj i ka bërë ftesë Rita Orës që të organizojë një koncert në Tiranë sapo të kalojë pandemia e koronavirusit.
E shijova shumë bisedën me mikeshën time Rita Orën, gocën tonë të mrekullueshme, që na bën të gjithë ne shqiptarëve krenarë ?????E shijova shumë bisedën me mikeshën time Rita Orën, gocën tonë të mrekullueshme, që na bën të gjithë ne shqiptarëve krenarë ????? Faleminderit “Diaspora Flet 2020” që na bëtë bashkë në një bisedë kaq të ngrohtë. ❤️
Posted by Erion Veliaj on Sunday, November 22, 2020