Kulturë

Poeti rebel e bohem që e çmoi lirinë mbi gjithçka

Poeti rebel e bohem që e çmoi lirinë mbi gjithçka
Në mbrëmjen e fundit të aktivitetit letrar “Ora e Shkrimtarit”, të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës, të enjten, poeti Mirko Gashi është përkujtuar si një nga emrat e veçantë të poezisë shqipe

Është kujtuar si poeti i plejadës së artë të letërsisë shqipe në Kosovë që kulmoi në vitet ’70 e ’80 të shekullit të kaluar. Ndonëse për shumëkënd mbeti i panjohur, poeti Mirko Gashi është vlerësuar si rebel e bohem i poezisë shqipe

Poezia nuk është gjithherë prestigj e lavd në të tashmen. Ndonjëherë krijesa-fjalë mund t’i hakmerret në mënyrë “atëvrasëse” autorit duke e lënë atë në mëshirën e kushteve të rënda. Megjithëse nuk e kishte çarë kokën askurrë për siguri materiale e një kulm mbi kokë, duke parapëlqyer në vend të kësaj ngarendjen drejt eterit poetik, Mirko Gashi ishte poeti që thyente konvenca ngado.