Kulturë

“Një fije shprese, një fije shkrepëse”, libri më i ri nga Ag Apolloni

Tragjeditë e dy nënave shqiptare takohen në romanin dokumentar të shkrimtarit Ag Apolloni.

Historitë e përndjekjes, shpërnguljes, dhunimit dhe vrasjeve të kryera nga serbët në luftën e fundit në Kosovë shpalosen në botimin e ri që u promovua të enjten mbrëma, në prani të publikut të kufizuar në numër.

Dokuromanin “Një fije shprese, një fije shkrepëse” Apolloni e përshkruan si udhëpërshkrim në mozaikun e tragjedisë kosovare.

Apolloni ka nisur ta shkruajë këtë vepër në prill të vitit të kaluar. Sipas tij, në faqet e librit dokumentohen lufta dhe paqja e Kosovës.

“Një fije shprese, një fije shkrepëse” është botimi i nëntë letrar i Ag Apollonit.