Kulturë

Kukaj – shkrimtari që bëri bashkë artin e pedagogjinë për fëmijë

Kukaj – shkrimtari që bëri bashkë artin e pedagogjinë për fëmijë
Në mbrëmjen poetike “Ora e Shkrimtarit”, të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës, në 15-vjetorin e vdekjes së tij, Rifat Kukaj është kujtuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm për fëmijë në Kosovë e trevat shqiptare
 

Togfjalëshi “letërsi për fëmijë” mund të jetë keqdrejtues. Tek thesaret e kryeveprave të përbotshme hyjnë edhe libra që u shkruan pikërisht për të vegjlit. Si të tilla mund të përmenden veprat e Mark Twainit, Charles Dickensit, e madje edhe distopikja “Ferma e kafshëve” e Orwellit shtjellohet nëpërmjet një parabole për fëmijë. Me traditë përgjithësisht të re, letërsisë shqipe në Kosovë nuk i munguan emra të shënueshëm që tëholluan shijet letrare të fëmijëve.

Më 11 shtator të vitit 2005, pak para se t’i bënte 67 vjet, në një nga plazhet e Ulqinit ndërroi jetë një burrë me flokët e shpeshtë e të thinjur.