Kulturë

Përcillet në banesën e fundit kolosi i muzikës, kompozitori Avni Mula

Përcillet në banesën e fundit kolosi i muzikës, kompozitori Avni Mula

Kompozitori i shquar Avni Mula, i cili u nda dje nga jeta në moshën 92-vjeçare, u përcoll sot me duartrokitje në banesën e fundit.

Homazhet për nder të kompozitorit të madh, Avni Mula u zhvilluan paraditen e sotme pranë Akademisë së Arteve, ku personalitete të larta të artit, kulturës, politikës, miq e dashamirës nderuan kujtimin e tij.