Kulturë

Kinemaja alternative në Ferizaj

Për ta zbehur mungesën njëzetvjeçare të kinemasë në qytetin e Ferizajt, dy adhurues të filmit, Besim Ugzmajli e Sovran Nrecaj, e kanë krijuar një mundësi alternative për shfaqjen e projekteve filmike.

Dyshja e ka themeluar kino-klubin “Ismail Rama” dhe planet janë që për çdo fundjavë të transmetohen filma në ekranin e madh që do të vendoset në skenën e teatrit “Adriana”, transmeton KOHA.

Filmat që do të shfaqen në kinemanë e improvizuar do të komentohen në panelet e diskutimeve, që për temë do t’i kenë fenomenet socio-ekonomike.

filmike që për bazë kanë neo-realizimin italian, ekspansionizmin gjerman, valën e zezë franceze dhe të tjera autoriale do të shfaqen në kino klubin “Ismail Rama”.

Filmat nga kino-klubi “Ismail Rama” do të shfaqen falas për publikun.

Programi i kino-klubit “Ismail Rama” ka nisur me shfaqjen e filmit suedez “Persona”, nën regji të Ingmarn Bergmanit.