Përfundoi festivali “I këndojmë lirisë”, Çmimi “Mujë Krasniqi” shkoi në Skenderaj

Përfundoi festivali “I këndojmë lirisë”, Çmimi “Mujë Krasniqi” shkoi në Skenderaj

09 June 2017 12:55

Klinë, 9 qershor - Shoqëria Kulturo Artistike “ Drenica” nga Skënderaj ka fituar çmimin kryesor të festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë”, çmimin “ Mujë Krasniqi”. Kjo Shoqëri nga Skenderaj më këngët dhe vallet më të cilat u paraqitën para publikut dëshmuan edhe njëherë nivelin e lartë artistike profesional të këtij ansambli, duke bërë për vete spektatorët e shumtë që kishin ardhur për ta përcjellë natën e dytë të festivalit.

Gjithçka ishte e përsosur nga çdo aspekt artistik, prandaj edhe u shpërblye me çmimin kryesor në edicionin e 17-të të festivalit të Klinës. Juria në përbërje Zymer Neziri, Sejmen Gjokoli dhe Burim Krasniqi kanë ndarë edhe 14 çmime tjera të festivalit. Vendi i dytë i ka takuar SHKA “Shotë Galica” nga Drenasi, ndërsa i treti SHKA “Shqiponja Saraj” nga Shkupi.

Festivali Folklorik “ I këndojmë lirisë”, i cili i kushtohet ditëlindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi- Kapuçi, nga fshati Çabiq i Komunës së Klinësk është mbajtur në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, më 6, 7 dhe 8 qershor.

Qyteti i Klinës edhe sivjet, si në çdo qershor që 17 vjet, ishte vendtubim dhe vendtakim i artdashësve të folklorit burimor shqiptar të të gjitha trojeve etnike. Morën pjesë instrumentistë, valltarë, grupe, rapsodë e këngëtarë, si dhe qytetarë, jo vetëm të lokaliteteve të Komunës së Klinës, por edhe nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Tetova, Presheva, Medvegja, Malësia, e viset tjera ku ka shqiptarë, po ashtu edhe nga diaspora.

Për tri ditë me radhë, më 6, 7 e 8 qershor, iu këndua lirisë, pavarësisë, trimërisë heroike të luftëtarëve të UÇK-së e komandantit të shquar të saj, Mujë Krasniqit- Kapuçit, ku në skenën e hapur të Festivalit, u paraqitën 700 artistë popullorë.

Çmimet e festivalit “I këndojmë lirisë”- 2017

Çmimi “ Mujë Krasniqi”, SHKA “ Drenica” - Skenderaj

Vendi i dytë, SHKA “ Shotë Galica” Drenas

Vendi i tretë, SHKA “ Shqiponja Saraj” - Shkup

Çmimi i Publikut: Ansambli “ Trade Folk” - Tiranë

Veterani i Festivalit, rapsodi Islam Hasi – nga SHKA “ Shqiponja e Dukagjinit”- Gjakovë

Instrumentisti më i mirë, Afrim Leka- Gjilan

Interpretuesi më i mirë: Jeton Fetiu nga Ansambli “ Lahuta e Malësisë” – Gjilan

Valltari më i mirë: Mendim Jashari, Erlinda Zymeri

Grupi më i mirë i rapsodëve: Grupi “ Jusuf Gervalla” Deqan

10. Dueti më i mirë: Përparim Brati dhe Hamit Kastrati nga SHKA “ Hasi” Krumë e Hasit.

11. Zëri më i mirë i Festivalit: Selajdin Miftari nga SHKA “ Shqiponja Saraj” Shkup

12. Veshja më autentike: Ansambli “ Narta” nga Vlora

13. Orkestra më e mirë: Qendra e Kulturës Burrel Shqipëri

14. Ansambli më i kompletuar: SHKA “ Muharrem e Xhevat Qena” , Ramajë

15. Vallja më e mirë koreografike: SHKA “ Mitrovica” nga Mitrovica.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme