Kulturë

Pogradeci bën bashkë artistë nga Shqipëria dhe trojet shqipfolëse

Pogradeci bën bashkë artistë nga Shqipëria dhe trojet shqipfolëse

15 fotografë nga Shqipëria dhe trojet shqipfolëse, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova u bënë pjesë e edicionit të katërt të ekspozitës "Dita e fotografisë". Në Galerinë e Artit, të Pogradecit u ekspozuan 32 foto me tematikë peizazhin.

Mjeshtri i fotografisë Ardian Fezollari së bashku me të tjerë emra të njohur fotografësh nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova çelën ekspozitën e fotografisë me peizazhe nga trojet shqiptare.