Kulturë

Kujtimet e qëndistares për zanatin që çmohej dikur

Kujtimet e qëndistares për zanatin që çmohej dikur
Vlerë artefaktesh kanë edhe disa punime të Shukrije Selacit, të cilat ajo i ruan me kujdes

Ndonëse ka kohë që e ka ndërprerë punën e qëndisjes, nostalgjia e përcjell Shukrije Selacin. Shtatëdhjetegjashtëvjeçarja thotë sot do të mund të punonte diçka për qejf, por jo me ritmin e dikurshëm.

I ruan me xhelozi disa nga punimet që ka bërë dikur, e shumë të tjera e di që i ka të shpërndara nëpër qytetin e Mitrovicës, të Vushtrrisë e rrethinave të tyre. Kur i sheh thotë se e kthen pas çdo moment që ka kaluar derisa i ka punuar.