Kulturë

Këngëtarja e shkrirjes së kulturave nëpërmjet muzikës

Këngëtarja e shkrirjes së kulturave nëpërmjet muzikës
Ebru Jilta: “Të kombinoj muzikën mendoj që është gjëja më e mirë. Të këndoj këngën e njëjtë në gjuhë të ndryshme, për mua është një bashkëngjitje e kulturave të ndryshme…”

Në familjen e 25-vjeçares nga Prishtina, dashuria për muzikën nuk mungon. Ebru Jilta është rritur e rrethuar me instrumente të ndryshme. Në mesin e tyre ishte edhe violina në të cilën luan i ati i saj, që me profesion është mjek, pastaj instrumenti saze ose bakllam, i vëllait të saj, inxhinier i kompjuterikes. Për qejf muzikën e ka edhe ëma e saj, që është mësuese, por edhe anëtarët e tjerë të familjes. Jilta, e lindur më 26 tetor 1995, e rritur në një frymë të tillë, nuk kishte si të ikte nga kjo fushë e artit. Dallohet për zërin e saj të butë kur del në skenë dhe nga loja në kitarë mësohet që ajo është autodidakte në këtë drejtim. Dashurinë që ka për muzikën dhe për eksplorimin e saj e bënë që krahas punëve të tjera të gjejë kohë edhe për atë që e konsideron si hobi.

Baraspesha midis hobit dhe profesionit