Kulturë

Kompozitori kosovar-autor i muzikës për videolojën “Hero.Coli”

Prishtinë, 9 qershor - Me një kompozim minimalist orkestral të realizuar me sint, kompozitori dhe pianisti i njohur kosovar, Liburn Jupolli, i cili po bën karrierë dhe njëherësh po përfundon studimet në Francë, është bërë pjesë e një projekti të ri. Bëhet fjalë për një videolojë.

“Hero.Coli” është videoloja e tetë me radhë, muzikën e së cilës Jupolli tashmë e ka kompozuar në kuadër të projekteve që bën në “GameLab” të qendrës “Centre for Research and Interdisciplinary” ku ai është duke përfunduar studimet master. “Hero. Coli”, Jupolli ka thënë se është një prej lojërave më të gjata për të cilën ka punuar deri më tani, pikërisht për shkak të niveleve që ka.

Ky projekt i drejtuar nga Raphaël Goujet student në nivelin e doktoraturës në CRI, i cili prapa vetes ka një ekip, i cili përbëhet nga Lhoste, Adrien Husson, Daniel L'orfèvre dhe Aymeric Fauche. Kjo lojë do të prezantohet dhe është e punuar enkas për festivalin “Futur en Seine”. Ky festival njëherësh njihet si më i madhi në Evropë për botën digjitale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.