Kulturë

Ekspozita personale e Rexhep Ferrit

“Gjatë tërë jetës po mësoj”, thotë akademiku 83-vjeçar, Rexhep Ferri, teksa vështron pikturat e ekspozuara në hollin e Akademisë së Shkencës e Arteve të Kosovës.

Ekspozita personale e tij përmbledh mbi dyzet vepra të krijuara në katër vjetët e fundit, raporton KOHA.

Në këto vepra paraqiten dhjetëra profile njerëzish, që theksojnë një dinamikë mes ngjyrave.

Piktori, i cili vazhdon të mbetet i lidhur me traditën, nëpërmjet kësaj ekspozite sjell freskinë e optimizmit në kohë të vështira.

Ekspozita personale e Rexhep Ferrit është organizuar nga Seksioni i arteve të ASHAK-ut.