Kulturë

Rikthimi në Prishtinë i mezosopranos Tynde Gajdosh

Tynde Gajdosh, mezosoprano hungareze që karrierën e ka zhvilluar në Gjermani, e ka një lidhje të veçantë me Kosovën.

Në vitet ‘80 do të vinte në Prishtinë për të studiuar, e tash po e ndan përvojën e saj në një masterklasë me studentët kosovarë, raporton KOHA.

Festivali “DAM” e ka ftuar t’i bashkohet një edicioni të veçantë, të realizuar në kushte pandemie dhe Gajdosh e ka dëgjuar zemrën duke thënë “po”.

Rikthimi në Prishtinë është një përvojë interesante për të.

Gajdosh, e cila është ligjëruese në qytetin Munsk, flet sesi ka ndikuar pandemia në skenën muzikore gjermane.

Ajo e ka në plan që përjetimet e kohës sa ishte studente t’i përmbledhë në një libër.

Tynde Gajdosh ishte studente e mezosopranos së famshme serbe Juliana Anastasijeviq, e cila në vitin 1983 erdhi për të ligjëruar në Prishtinë në Fakultetin e Arteve.