Kulturë

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës, zbulohen artefakte nga 9,500 vite më parë

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës, zbulohen artefakte nga 9,500 vite më parë

Ndryshimet klimaterike po krijojnë site shumë të vlefshme arkeologjike në malet alpine ku akullnajat në shkrirje e sipër po nxjerrin në pah “thesare” që datojnë mijëra vite pas.

Ekipet e kërkimit kanë zbuluar së fundmi një varg prej fibrash bimore nga 6,000 vite më parë, një figurë antike prej druri, këpucë me lidhëse si dhe mbetjet e një burri prehistorik që ka jetuar 2,800 vite përpara lindjes së Krishtit, bashkë më thesare të tjera të fshehura nën akuj.