Kulturë

NEWBORN-i në errësirë dy muaj pas inaugurimit të projektit

Të shtatë shkronjat e Monumentit të Pavarësisë të hënën kishin ndriçim vetëm nga drita e lokaleve poshtë Pallatit të Rinisë. Ndonëse kah gjysma e muajit gusht i ishte prerë shiriti projektit për bazamentin e ri, NEWBORN-i është lënë në “errësirë” prej ditësh.

Katërmbëdhjetë drita në të dyja anët e bazamentit, me të cilat është paraparë ndriçimi nga poshtë i shtatë shkronjave, ishin jofunksionale edhe mbrëmjen e së hënës.

Me gjithë këmbënguljen e KOHËS për të mësuar shkakun e jofunksionalitetit të ndriçimit të projektit që kushtoi 22 mijë e 245 euro, në Komunën e Prishtinës nuk kanë qenë në gjendje të japin detaje për problemin.

“Ky është investim i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, ju lutem kontaktoni me ta”, ishte përgjigjja e shkurtër e drejtoreshës për Kulturë, Blerta Basholli.

As në Drejtorinë për Investime Kapitale nuk kanë qenë në gjendje të japin një përgjigje për ndriçimin.

“Mbikëqyrësit e kontratës do të dalin në terren gjatë ditës dhe në rast të ndonjë prishjeje eventuale gjatë fundjavës do të intervenohet dhe sanohet prishja”, kanë thënë në Komunën e Prishtinës në një përgjigje për gazetën.

Me një shkëputje prej disa centimetrash nga plateja, NEWBORNI i sivjetshëm është theksuar në hapësirën e frekuentuar poshtë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

I lartësuar në vendin ku ka qëndruar për dymbëdhjetë vjet, obelisku me bazamentin e ri ngjyrë hiri ka një histori të tërë kërkesash për trajtim më dinjitoz.

Punimet për një bazament të përhershëm të Monumentit të Pavarësisë kanë rinisur vetëm në fund të majit. Ato ishin ndërprerë me vendim të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore. Zvarritjet ishin zgjatur edhe për shkak se Komunës së Prishtinës iu desh të merrte leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Duke iu referuar Ligjit për trashëgimi kulturore, IKMM ia kishte tërhequr vërejtjen