Ekspozita që sajdis vepra nga koleksioni i Galerisë Kombëtare në Londër me një grusht huazimesh të guximshme tregon se sa shumë ka ndryshime nga shekulli i 19-të, kur e mahnitshmja Venus – e ndriçuar në këtë ekspozitë nga një neon i artistit Tracey Emin – e ka pikturuar gjirin e saj.
Në alegorinë e Bronzinos me Venusin dhe Kupidin, të pikturuar rreth vitit 1545, hyjnesha e dashurisë ngrihet e zhveshur me djalin e saj njomëzak, Kupidin, që lehtë prek gjirin e saj me gishtërinjtë e tij të gjatë. Që të dy trupat janë të butë si mëndafsh, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA. Pasioni i tyre rri prapa në kohë. “Babai” kohë është një nga soditësit në turmë që janë të pazot për të mposhtur dashurinë seksuale.
Kur ky xhevahir i prapë i Bronzinos u ble nga Galeria Kombëtare më 1860, drejtori i saj Sir Charles Eastlake u tha restauruesve të largonin gjirin e Venusit dhe të fshihnin gjuhën e saj që çikte gojën e Kupidit (mbase kjo pikturë, dhuratë e Mediçit për mbretin Fracis I të Francës, shpiku puthjen franceze). “Ishte vetëm një puthje”, thotë neoni i vënë nga Emini, por ky mëtim ashiqare nuk e pranon atë të Eastlakes. Mrekullia e pikturës ishte lënë në terr derisa iu hoqën të gjitha mbulesat më 1958.
Pra kemi kaluar një rrugë të gjatë apo jo? Jodomosdoshmërisht, jo kur bëhet fjalë për të parë mëkatin brenda artit. Nuk e marrim për seriozisht. Mëkati, në konceptin e tij judeo-kristian, është bërë fjalë. Ai ngashënjen, nëse asgjë tjetër jo. Megjithatë shumica e pikturave në Galerinë Kombëtare janë bërë në një Evropë që ishte krejtësisht dhe aktivisht e krishterë.
Neil MacGregor, kur ishte drejtor këtu, e adresoi gjithë këtë në një ekspozitë epike të quajtur “Seeing Salvation”.
Rropatej të hapte sytë tanë për përmbajtjen fetare të artit të madh. Këtu, ky mesazh i është lënë Andy Warholit. Në hyrje të ekspozitës, dy piktura të tij lëshojnë tekstin e tyre të kreshpëruar si një munxë profeti në një skaj rruge: “Pendohuni dhe mos mëkatoni më!”
Warholi ishte i fundit artist i madh katolik. Gjatë gjithë viteve në studion e tij “Factory”, ai me devocion merrte pjesë në mesha dhe fshehtas ndihmonte kuzhinat. Ai krijoi këtë dhe të tjera vepra artistike fetare kah mesi i viteve ’80 pak para vdekjes së papritur më 1987.