Kulturë

Mexosopranoja hungareze dhe kapitulli në Kosovën e viteve ‘80

Mexosopranoja hungareze dhe kapitulli në Kosovën e viteve ‘80
Tynde Gajdosh ndau përvojën e saj me studentë kosovarë në masterklasën e realizuar në kuadër të festivalit të muzikës “DAM” (Foto: Arben Llapashtica)

Është mesditë e fillimtetorit dhe dy muzikante, duke respektuar distancën, po i ushtrojnë zërin e frymëmarrjen në klasën numër “31”, në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës, në Prishtinë.

Tynde Gajdosh, muzikante me origjinë hungareze që jeton në Gjermani, po i jep këshilla njërës prej studenteve të solokëndimit. E pyet nëse e kupton se për çfarë bën fjalë aria që po e këndon dhe e këshillon ta pasurojë me një dozë “flirti” performancën e saj, shkruan KOHA.