Kulturë

Në Shqipëri hidhet ideja: Edhe Teatri i Operas, privat

Descriptive Text

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë së fundmi një deklaratë në një takim me artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga ku hodhi idenë e privatizimit të këtij institucioni dhe mosvarjes së tij nga shteti.

I ndodhur me shumë se dy dekada në TKOB, dirigjent, maestro dhe menaxheri i saj Zhani Ciko ndan me ne idetë, se cilat janë modelet më të mira në rast se shkohet drejt një reforme të tillë.

Zhani Ciko: Ky është rasti për të parë mundësinë e një legjislacioni të ri. Së pari mendoj që ajo që do ta shihja si më të mundshme është parashikimi i kësaj lëvizjeje të madhe strukturore dhe ligjore mbi bazën e disa fazave dhe jo të menjëhershme. Pas kësaj është zbërthimi gradual i tij dhe pastaj baza ligjore. Pra nuk imagjinoj një teatër tërësisht privat. Momenti është i vështirë. Të gjitha këto më bëjnë të mendoj që duhet menduar jo për të shtuar konfuzionin. Por përkundrazi!

Pse mendoni ju që pikërisht në këtë kohë ka ardhur kjo deklaratë nga ministra jonë e kulturës?

Zhani Ciko: Unë mendoj se në thelb kjo deklaratë është bërë në momentin kur shteti ynë dhe shoqëria po përgatitet për të mbyllur një etapë dhe për të filluar një tjetër. Kushdo qofshin forcat qe rrotullohet, gjithçka ka një rifillim. Pa dashur ta politizoj. Çështja është; në rast se ky diskutim do të mbyllet brenda dikasterit, i cili siç kuptohet ne deklaratë do të çlirohet nga ky institucion; “le të vrasë veten”. Ky është gabimi më i madh. Jo në varësi. Varësia është politikë.

Ka dhe një paralelizim me botën e sportit. A vlen këtu rasti për krahasim?

Zhani Ciko: Dikur e kemi diskutuar kur u bë filmi “Në çdo stinë”, i Viktor Giikës. E përbashkëta e tyre është kjo: sporti dhe shfaqjet zhvillohen në kohë. Arti kërkon një vizionim më specifik, por mënyra e suportimit të këtyre të dyjave ka pika të përbashkëta/TCH.